Zanier:Serbi-Kosovë po pengojnë bisedimet

I dërguari i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zanier, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia po i pengojnë përpjekjet për pajtim, për shkak të llogaritjeje lidhur me ndikimin që mund ta ketë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovës, mbrëmjen e vonë të së mërkurës, Zanieri, tha se aftësia e Kombeve të Bashkuara për të promovuar zgjidhje "neutrale" për probleme praktike, për fat të keq janë ndikuar nga pozicionet e Kosovës dhe të Serbisë nga parashikimet për opinionin e kësaj gjykate.
në vijim ai tha se OKB-ja mbetet në një "situatë unike" për të qenë ndërmjetësuses ndërmjet palëve, të cilat nuk janë "të gatshme që me njëra tjetrën të merren vesh drejtëpërsëdrejti".
Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, i tha Këshillit të Sigurimit, se "me kënaqësi të madhe" e thekson faktin se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore aktualisht e kanë miratuar anëtarësimin e Kosovës. Lidhur me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ai tha se beson se vendimi do të jetë korrekt dhe i paanshëm. Ndërkaq ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, përsëriti qëndrimin se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, nuk duhet të inkurajohen deklarata të tjera të njëanshme të pavarësisë dhe organizatat ndërkombëtare "duhet të përmbahen nga anëtarësimi i mëtejshëm i autoriteteve të ndara në Prishtinë".