Pakistan,arrestohet i dyshuari për sulmin në Lahore
Policia pakistaneze arrestoi një militant të dyshuar për përfshirje në një sulm në Lahore gjtë marsit, ndaj ekipit të Sri Lanka në kriket, një sport popullor në Pakistan. Shtatë pakistanezë, duke përfshirë 6 policë roje si dhe shoferin e autobusit të ekipit të Sri Lanka, mbetën të vrarë kur persona të armatosur u bënë pritë atyre ndërsa po udhëtonin për në stadium për një ndeshje. Sulmi tronditi të gjithë vendin dhe rriti frikën për përhapjen e militantëve islamikë.
2 muaj më vonë, ushtria ndërrmori një sulm të gjërë kundrejt talebanëve pakistanezë në bastionin e tyre në luginën Swat, që ndodhet në veriperëndim të Islamabadit. Kreu i policisë së Lahore, Pervez Rathor u tha gazetarëve se në qytetin lindor 7 agresorë janë identifikuar dhe një prej tyre është arrestuar."Ne kemi shkatërruar një rrjet të talebanëve të Punjabi dhe kemi arrestuar një aggresor i cili qëlloi për vdekje një polic"-tha Rathor"-tha Rathor duke i'u referuar provincës Punjabi, e cila ndodhet në kryeqytetin Lahore.
Dhuna e militantëve është intensifikuar në mënyrë të qëndrueshme në Pakistan gjatë dy viteve të fundit, një alarm për Shtetet e Bahkuara të cilat kanë nëvojë për ndihmën e Pakistanit në rrëzimin e Al-Kaedës dhe vendosjen e stabilitetit në Afganistanin fqinjë.
Përhapja e Talebanëve në veriperëndim të Pakistanit, shoqëruar me sulmet në fshatra dhe qytete si ajo mbi Sri Lanka, ka rritur frikën për stabilitetin e vendit dhe për sigurinë e arsenalit të tij bërthamor.
Policia tha përmes një deklarate për shtyp se i dyshuari u arrestua në Lahore përmes një përgjimi të telefonit të tij cellular. Sipas policisë ai ishte trajnuar në një bastion të talebanëve pakistanezë në Makeen, në kufi me Afganistanin, për një sulm vetvrasës
I dyshuari, i identifikuar nga policia si Zubar, i njohur gjithashtu edhe si Naik Mohammad, u shfaq në një konferencë për shtyp me një batanije në kokë ër të fshehur identitetin e tij. Ai foli shkurtimisht me gazetarët, duke thënë se ishte një nga shtatë personat e armatosur dhe kishte mbërritur në Lahore dy ditë para sulmit. Ai tha se kishte qëndruar në një dhomë të vogël me një person tjetër, i cili kishte organizuar sulmin që ai e identifikoi si Aqeel.