E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary Clinton dëmton krahun

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka pësuar fraktura në krahun e saj të djathtë. Lajmi është bërë iditur nga burime të Shtëpisë së Bardhë sipas së cilave znj Klinton, është rrëzuar në shkallët e Shtëpisë së Bardhë. Shefi i stafit të saj raporton nëpërmjet një deklarate të bërë publike gjatë orëve të fundit, se Sekretarja amerikane e Shtetit është rrëzuar të mërkurën pasdite. Nëpërmjet komunikatës, Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar se Clinton, duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale javën e ardhshme. Bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, u shtrua në klinikën universitare George Ëashington, vetëm pak metra larg Departamentit të Shtetit për të marrë ndihmën mjekësore e më pas është kthyer sërish në shtëpi. Shefi i shtabit të saj Cheryl Mills tha se "Sekretarja amerikane e shtetit Klinton e vlerëson profesionalizmin dhe mirëkuptimin që ajo mori nga ekipi mjekësor që e trajtoi atë dhe se ajo pret gjithashtu të rinisë menjëherë punën dhe obligimet e saj të parashikuara në axhendë. Zonja Clinton kishte planifikuar një takim me aktoren Angelina Jolie të enjten në mëngjes në Uashington me rastin e ditës Botërore të Refugjatëve, por incidenti solli edhe anulimin e takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›