Arrestohet mashtruesi laçjan
21/02/2005 Efektivat e policisë kriminale të komisariatit Nr. 3, vënë në pranga një mashtrues nga Laçi. Burime nga kjo strukturë e rendit bëjnë të ditur se Aleksandër Gjoni u kap në flagrancë, pasi akuzohet se ka grabitur në mirëbesim një qytetar. Sipas bluve, 35-vjeçari nga një fshat i Kurbinit, ka gënjyer një tiranas, të cilit i kishte premtuar ti blinte makinën. Tek rruga "Siri Kodra", i arrestuari kishte marrë mjetin kinse për ta provuar sesi shkonte motori. Por, me të vënë këmbë në të, nuk ia ka kthyer, duke marrë rrugën në drejtim të fshatit të tij. I zoti i autoveturës tip ford, kuptoi se ra pre e mashtrimit, ndaj kërkoi menjëherë ndihmën e bluve. Uniformat u vunë pa humbur kohë në lëvizje për të gjetur mjetin e humbur. Hajduti u kap pak minuta më pas dhe u prangos. Vepra e konsumuar nga ai parashikohet nga neni 143 i kodit penal. F.B