E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur nga të ftohtët

21/02/2005  Paraditen e djeshme është gjetur në një lagje pranë qendrës së kryeqytetit, trupi i pajetë i një personi. Viktima u zbulua nga kalimtarët e rastit, pranë një grumbulli leckash dhe plehrash. Burime nga komisariati i policisë Nr. 3 bëjnë të ditur se kufoma nuk u identifikua nga askush dhe ka gjasa që ti përkiste ndonjë endacaku. Policia dërgoi menjëherë në morg viktimën për tiu nënshtruar autopsisë. Të njëjtat burime, shtojnë se anatomo-patologët konstatuan se i ndjeri kishte humbur jetën nga të ftohtët. Hamendësohet se ai kishte qëndruar gjatë gjithë natës përjashta, por organizmi i tij nuk ka mundur të rezistojë në temperaturat minus.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›