Ndalohet, aksidentoi një kalimtar
21/02/2005 Isuf Leçini nga Kavaja, u ndalua ditën e shtunë nga efektivat e komisariatit të këtij qyteti. 48-vjeçari akuzohet se duke udhëtuar me mjetin e tij tip-Volvo, në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë, ka aksidentuar kalimtarin Sadik Sina. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, në një fshat buzë autostradës. Me të kryer krimin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për të evituar ndalimin nga policia. Kanë qenë dëshmitarët aty përreth që kanë mbajtur shënim targën dhe nuk ngurruan ti servirnin atë efektivave të qarkullimit rrugor që mbërritën atje pak minuta më pas.