E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thika mes shoferësh, një plagoset

21/02/2005  Ka mjaftuar një grindje banale mes dy shoferësh që të plasë thika. Burime zyrtare nga komisariati i policisë Nr. 4 bëjnë të ditur se mbrëmjen e së shtunës, në rrugën krysore të Babrrusë, drejtuesi i një autobusi është përballur me një mjet të vogël transporti, ku udhëtonte Avdulla Ceneta me të birin. Ata janë grindur me njëri-tjetrin se kush do të kalonte i pari, pasi rruga ishte e ngushtë dhe nuk pranonte dy makina. Në fillim, mësohet se nisën fjalët banale, për të kaluar në fyerje e më pas në thika. Atë e bir kanë qëlluar disa herë mbi trupin e shoferit tjetër, duke e lënë shakull përdhe. Paskëtaj, janë larguar në drejtim të errësirës që ofronin rrugicat pranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›