E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapet shpërndarësi i hashashit

21/02/2005  Teksa ushtronin një kontroll rutinë në automjetin e Arjan Banushit, efektivat e policisë së rendit të drejtorisë së Tiranës, konstatuan se aty gjendej një sasi prej 5 gramë lëndë narkotike kanabis-sativa. Burimet policore bëjnë të ditur se 31-vjeçari u arrestua menjëherë në flagrancë, pasi vepra e konsumuar nga ai parashikohet nga neni 283 i kodit penal. Sipas dëshmisë së të prangosurit, drogën ai e kishte për përdorim vetjak. Por, uniformat nuk i ka bindur ky version, pasi ata dyshojnë se fieraku merrej me shitjen e saj në sasi të vogla. Për më tepër, deklaratat e tij e humbnin besueshmërinë duke iu referuar faktit se ai qe dënuar dhe njëherë më parë nga togat e zeza për armëmbajtje pa leje. U përpiluan materialet e para proceduriale dhe dosja iu kalua për kompetencë organit të akuzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›