E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia serbe kërcënon dhe organizon akte terroriste

21/02/2005  Ndjehem e kercënuar nga serbët!!!

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd : Policia ndjek qytetarët për të penguar të vërtetën rreth djegies së kufomave të shqiptarëve

MANHATTAN New York : Pas publikimit të lajmit me fakte se, regjimi i Millosheviçit, gjatë luftës në Kosovë, për zhdukjen e gjurmëve, vuri në përdorim taktikën naziste me hebrenjët mbi djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës, në fabrikën në Surdulicë, Fondi për të Drejtën Humanitare (në Beograd), dhe drejtoresha e saj, Natasha Kandiq, e ndjen veten të kërcënuar tani. Ky fond sipas faqes elektronike në internet, ka publikuar një dokument, i cili i ka bërë thirrje kryetarit dhe Kryeministrit të Republikës së Serbisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, dhe Agjencionit Informativ të Sigurisë (AIS), që të ndalin veprimet e pakontrolluara dhe të kundërligjshme të pjesëtarëve të policisë dhe AIS-it në Surdulicë, Vlladic-Han dhe Vranjë. Sipas këtij fondi kërcënimet kanë marrë përmasa alarmuese pas publikimit të tekstit të drejtoreshës ekzekutive të Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, mbi djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës në fabrikën në Surdulic.

Kontrollet

AIS-i lokal dhe policia po kontrollon qytetarët, kërcënon dhe organizon akte terroriste me qëllim të zbulimit të burimeve të FDH-së dhe për pengimin e njerëzve që të flasin haptas dhe të dëshmojnë mbi djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës në fabrikën në Surdulicë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Në këtë aksion të identifikimit të armikut, pjesëtarët e AIS-it dhe policia, që përmenden në tekstin e Natasha Kandiqit të datës 24 dhjetor 2004 si bashkëpjesëmarrës në zhdukjen e gjurmëve të krimeve, janë fokusuar veçmas qytetarët që kanë kontakte me mediat dhe organizatat joqeveritare.

Ngacmimet e qëllimshme :

Ndër të tjera dyshimi ka rënë në Anita Nikoliqin, doganiere nga Vllaçin Hani, viktimë e shqetësimeve seksuale të komandantit të stacionit të policisë të vendkalimit kufitar në Strazmirovc. Pas publikimit të të dhënave në media mbi masakrën , në Vlladiçin Han dhe në Surdulicë kanë nisur të qarkullojnë përgojime policore se Anita ka qenë lidhja ndërmjet burimit të FDH-së. Ndonëse askush nga FDH-ja asnjëherë nuk ka biseduar me Anita Nikoloqin rreth masakrës, ajo është bërë shënjestër meqë FDH-ja e përfaqëson para gjykatës për shkak të transferimit nga vendi i punës, që ka ndodhur pasi që ajo ka marrë guximin të flasë haptas dhe të kërkojë mbrojtje gjyqësore për shkak të shqetësimeve seksuale dhe të keqtrajtimit në vendin e punës, thotë FDH-ja.

Kërcënimi

Që atëherë e deri më tash ajo për çdo ditë është ballafaquar me kërcënime serioze për jetën. Më 30 dhjetor 2004, në kafeterinë në Vlladiçin Han, në prani të të birit dhe të kushëririt, shefi i AIS-it për zonën, Surdulicë e Bosilgrad, Bratislav Milenkoviq i është drejtuar asaj me fjalët se në fakt po i lokalizoj armiqtë, disa tashmë i kam identifikuar, kurse unë armiqtë e mi i fus tri metra nën dhe. Më 4 janar në mbrëmje, kur ajo po dilte nga shtëpia, duke dashur të shkonte ndër miq të saj, ka vënë re para shtëpisë një taksi me dy meshkuj, që i ka shkuar pas dhe e ka ndjekur gjatë gjithë rrugës. Vendos të ndalet dhe të parkohet tek ndërtesa e SPB-së, gjë që me siguri ka pasur ndikim në ata që po e ndiqnin që të vazhdojnë rrugën. Atë mbrëmje nga frika është ndalur të flejë në Surdulicë, thuhet sipas FDH-s.

Akuza e policisë

"Akuza" e policisë serbe, disa policë, të zënë në gojë nga Natasha Kandiq rreth krimeve Pronari i kafenesë i ka thënë se policia e dinte se ajo është lidhja kryesore me FDH-në, si dhe se kush është ai gjoja dëshmitar që ishte paraqitur në programin e Radios kombëtare serbe. Në deklaratën për FDH-në, Anita Nikoliq thekson se me 10 dhjetor është takuar me pjesëtarin e sigurimit serb, me të cilin ka ndjekur shkollën fillore, dhe se ai me atë rast i ka thënë: Sre kjo është shumë e pranishme në internet, dhe të atyre se si quhen, kurse Anita e ka plotësuar përgjigjen. I ka thënë se do të kalonte keq po të mos ishte shoqe shkolle dhe e ka këshilluar të heq dorë, se policia mund t'i ndihmojë kurse ata të tjerët, duke menduar në FDH-në dhe në media, do t'ia bëjnë sherrin.

Kandiq : Policia të ndal dhunën

Po atë ditë, me veturë ka shkuar te miku i saj në këtë trevë. Para kësaj, i vëllai i saj automekanik me profesion, ia ka kontrolluar veturën, si zakonisht nëse e kishte në rregull. Nga Prekodolci, fshati ku jeton Anita, deri në Vlladiçin-Han ka rreth 2 kilometra. Po sa ka hyrë në makinë ka ndier erë të fuqishme të benzinës, megjithatë e ka ndezur veturën, është nisur, por shumë shpejt e ka ndalur automobilin dhe ka dalë përjashta. Ka mundur të largohej kur diçka kishte shpërthyer në automobil e pastaj ka parë se vetura është kapluar në zjarr. Në bisedë me FDH-në Anita thotë se rastin nuk ia ka paraqitur policisë, meqë mendon se nuk do të ketë mbrojtje nga ata që e ndjekin. Fondi për të Drejtën Humanitare ia tërheq vërëjtjen ministrit të Policisë, z.Dragan Joçiq, se është detyrë e tij të ndërmarrë masa të shpejta për mbrojtjen e Anita Nikoliqit dhe të qytetarëve tjerë që janë në shënjestër të pjesëtarëve të policisë, AIS-it dhe të tjerëve që kanë forcë në pushtet dhe të përzier në krime lufte dhe veprime të tjera kriminale.

Shifra zyrtare nga lufta :

Simbas të dhënave që sigurojë komuniteti ndërkombëtar mbi 800,000 shqiptar të Kosovës mbas 24 Marsit 1999 u përzunë me forcë dhe u dhunuan nga policia, ushtria dhe paramilitarët serb. Pjesa tjetër që mbeti në Kosovë u detyrua në strehohet në male dhe në vende të fshehta nga frika e shfarrosjes.

Organizata ndërkombëtare UNHCR besonte at'here se rreth 30,000 civil serb u dislokuan në Kosovë, numëri i tyre erdhi gjithnjë duke u rritur.

Numëri i të vrarëve dhe të zhdukurve edhe sot e kësaj dite ka qënë i pamundur që të indetifikofet zyrtarisht nga burime të pavarura.

NATO, ka thënë gjatë luftës se të vrarë dhe të humbur mund të jenë në Kosovë 225,000 njërëz, meshkuj e femra. Nga këta 10,000 vetë janë të sigurtë që janë pushkatuar në mënyrën më barbare. NATO, ka thënë se ka dokumnta që provojnë se në Sërbi dhe Kosovë gjenden rreth 10 varreza masive.

Fillojnë hetimet për rastin e Maçkaticës

Inspektorati i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka deklaruar se ka filluar hetimi i rastit Maçkatica në Surdulicë, me kërkesë të Zyrës së Prokurorisë për Krime Lufte të Serbisë.Në deklaratë bëhet e ditur se hetimet janë inicuar për shkak të pjesëmarrjes të dyshuara të disa pjesëtarëve të policisë në djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës në Fabrikën Maçkatica, sikur edhe për shkak të kërcënimeve kundër disa prej dëshmitarëve në lidhje me rastin. Inspektorati po i heton këto akuza dhe thotë se, në konsultim me prokurorinë, do të ndërmarrë të gjitha masat për hetimin dhe vërtetimin e përgjegjësisë së pjesëtarëve të policisë në këtë rast.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›