E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet me armë, do vriste kushëririn

 

KURBIN - Tenton të vrasë fqinjin, policia parandalon krimin. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Milot, kur blutë ndaluan në kushtet e flagrancës Ajet Osmanin. Mësohet se rreth orës 23:30 të së martës, Ramiz Osmani kishte denoncuar kushërinjtë që sipas tij e kishin kërcënuar me vrasje. Pas denoncimit, blutë ngritën një grup hetimor i cili për orë të tëra ka mbajtur nën vëzhgim banesën e denoncuesit. Dje në mëngjes Ajet Osmani, 69 vjeç, i është afruar banesës së shtetasit Ramiz Osmani me një makinë tip Benz, me targë, LA 6631 A. Policia kreu kontroll në mjetin e tij dhe gjeti një armë, tip “Beretë” dhe një sasi fishekësh. Mësohet se konflikti mes kushërinjsh kishte si motiv pronësinë. I arrestuari u akuzua për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Pas prangosjes, 69-vjeçari nuk ka pranuar se ishte nisur për të vrarë Ramiz Osmanin.          r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›