E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSHDNJ: SHKB të hetojë për Edisonin

 

TIRANE – Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut kërkon hetimin e plotë të çështjes së Edison Lleshit, 15-vjeçarit që u hodh nga godina e policisë së Peshkopisë të shtunën. Sipas një deklarate të GSHDNJ-së, “veprimi i të miturit le për të dyshuar se nga ana e punonjësve të Policisë është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, çka e ka detyruar atë të ndërmarrë një veprim të natyrës vetëmohuese për t’i shpëtuar abuzimit të mëtejshëm”. Përfaqësuesit të kësaj organizate kanë komunikuar me drejtues të policisë, duke marrë prej tyre përgjigjen se ngjarja ishte aksidentale. Megjithatë, për GSHDNJ-në, veprimi i Lleshit si dhe mosrespektimi i rregullave gjatë shoqërimit të një personi dhe mungesa e sigurisë brenda ambienteve të policisë kërkojnë hetimin e imtësishëm të punonjësve të komisariatit nga SHKB-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›