E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Liberalizimi i vizave në 2010

 

Mundësitë që Shqipëria të liberalizojë vizat me vendet e Bashkimit Evropian janë më të mëdha në vitin 2010 sesa këtë vit. Këtë e bëri të ditur dje në një intervistë në Vizion Plus, ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan. “Pritshmëritë që të kemi një liberalizim të vizave në 2010 janë më realiste se sa fakti që kjo gjë të ndodhë në vitin aktual. Një mision teknik me ekspertë të vendeve anëtare të BE-së sapo është larguar nga Shqipëria, pasi analizoi ecurinë në fusha kyçe, si ecuria e dokumenteve, migracioni, menaxhimi i kufijve dhe azili institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këta ekspertë do të përgatisin një raport dhe do t’ia dërgojnë komisionit evropian konkluzionet e tyre, të cilat do të përdoren për të propozuar lëvizjen e lirë pa viza për ato vende që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara më parë”, u shpreh Lohan. Sipas tij “për shkak të fokusimit në shpërndarjen e kartave të identitetit Shqipëria ka shënuar pak progres në prodhimin në shkallë të gjerë dhe shpërndarjen e pasaportave biometrike, kështu që do të duhet më tepër në këtë fushë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›