Arrestohet, ndërsa grabiste magazinën e pjesëve të këmbimit
Kapet duke vjedhur hekurishte në Tepelenë mallakastrioti. Arrestimi është bërë në orët e vona të së shtunës, nga agjentët për parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndërsa 35-vjeçari nga një fshat pranë Ballshit ishte duke grabitur një pikë të shitjes së pjesëve të këmbimit të automjeteve dhe të grumbullimit të sendeve metalike për skrap. Pas një telefonate në sallën operative të Komisariatit të Tepelenës, grupi i gatshëm dhe agjentët e krimeve janë nisur në drejtim të vendit të quajtur Anxhesia në Luftinjë, në dalje të Tepelenës, rreth 50 metra larg nga rruga nacionale Memaliaj-Ballsh dhe mundën të kapin në vjedhje e sipër Lulëzim Xhemalin, i vitlindjes 1974, lindur dhe banues në Dukas të Mallakastrës, i dënuar më parë për "falsifikim dokumentesh".
Arrestimi në flagrancë ndodhi rreth orës 23.20 të së shtunës, pranë kthesës së Luftinjës. Nga policia mësohet se grabitësi kishte mundur të merrte deri në momentin e mbërritjes së policisë sende të ndryshme, si disqe hekuri, balestra hekuri, cilindra etj., dhe sipas përllogaritjeve të policisë, për shumicën e sendeve të vjedhura që do të shiteshin për skrap vlera e tyre ishte rreth 700 mijë lekë të vjetra. Kapja e tij në flagrancë u bë pas një telefonate të bërë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë nga një banor i fshatit Luftinjë, i cili e ka parë këtë shtetas duke vjedhur materiale dhe i ngarkonte në makinën e tij.
Nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë është vlerësuar në maksimum kjo telefonatë që çoi në arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi. Materialet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi i lartpërmendur u arrestua për veprën penale të "vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
En.Se.