E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për dezertim nga ushtria

Burime të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin në Gjirokastër bënë të ditur se të shtunën, gjatë përpunimit të të dhënave personale nëpërmjet sistemit TIMS, për shtetasit të kthyer nga policia greke si deportivë, në Kakavijë kanë zbuluar një person të shpallur në kërkim. Menjëherë është bërë ndalimi i shtetasit Erjon Hysenaj, i vitlindjes 1988, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, pasi kishte dezertuar nga ushtria. Sipas policisë, gjykata e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale të "dezertimit nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak". Pasi u kryen verifikimet e nevojshme, personi u arrestua dhe për këtë u njoftua edhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për veprime të mëtejshme të transportimit të tij në mjediset e burgut ku do të kryejë dënimin.

e.s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›