Withers çel "klubin rinor": Ju coni para demokracinë
Ambasadori i SHBA, Withers II ka marrë pjesë paraditen e sotme në çeljen e "Klubit Rinor", projekt i financuar nga Ambasada Amerikane ne Gjirokaster. Withers u shpreh se ky projekt ka si qëllim kryesor aftësimin e të rinjve
GJIROKASTËR- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, John L. Withers II, i pranishëm prej mbrëmjesh së djeshme në qytetin e Gjirokastrës, ka marrë pjesë paraditen e sotme në çeljen e "Klubit Rinor", projekt i financuar nga Ambasada Amerikane.
Ambasadori Withers, duke përshëndetur të pranishmit, u shpreh se ky projekt ka si qëllim kryesor aftësimin e të rinjve për të nxitur bashkëjetesën dhe ndikimin mbi politikat e vendimmarjes lokale.
" Demokracia duhet të përparojë dhe kjo është shumë e rëndësisshme, pasi do të jeni ju ata që do ta çoni më tej demokracinë", iu drejtua të rinjve ambasadori Ëithers.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Gjirokastrës, Flamur Bime, pasi ka falenderuar ambasadorin e SHBA për praninë e tij në qytetin e gurtë, e ka cilësuar hapjen e "Klubit Rinor" si një risi për pushtetin vendor.
Ndërkaq, z. Withers paraditen e sotme vizitoi ambjentet e Bashkisë së Gjirokastrës, ku shprehu kënaqësinë e tij për praninë në natën e fundit të edicionit IX të Festivalit Folkloritk Kombëtar.
"Kurrë më parë nuk kisha parë një folklor të tillë. Qyteti juaj është i pasur me kulturë, histori dhe letërsi. Çdo qytet në botë do ta kishte zili një fakt të tillë, prandaj unë ndihem këtu si në shtëpinë time", është shprehur John L. Withers, ambasadori i SHBA në Tiranë.
(d.b/BalkanWeb)