E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostoja e parlamentit të ri shkon 110 milion euro, ishte deklaruar 40 milion

Marrëveshja për financimin e parlamentit të ri, që mund të nënshkruhet me përfaqësuesit e Arabisë Saudite, është rreth 110 milion euro. Kështu kanë raportuar mediat arabe. Në këtë mënyrë është zbardhur edhe shuma që do shpenzohet për ndërtimin e parlamentit të ri.

Më përpara qeveria kishte deklaruar se do të shpenzohej 40 milion euro për ndërtimin e godinës.

Gara për projektin e parlamentit të ri u fitua nga Volf Priks, një arkitekt austriak, i njohur për projektet e tij luksoze, por që tejkalojnë gjithmonë kostot fillestare.

Nëse parlamenti shqiptar do ndërtohet me një kosto të tillë, do ishte një goditje e rëndë për ekonominë e brishtë shqiptare dhe një luks që vetëm sheikët mund ta lejojnë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›