Arrestohet në Itali, 25-vjecari shqiptar i shpallur në kërkim
TIRANË- Interpol Roma, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, arrestoi një ditë më parë në Treviso të Italisë një 25 vjeçar nga Kruja, i akuzuar për "vrasje të mbetur në tentativë" një vit më parë në Fushë Krujë.
Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, 25 vjeçari Serjan Zogu, i arrestuar dje në Treviso, akuzohet se në korrik të vitit të kaluar, ka qëlluar me armë zjarri mbi një shtetas, duke e plagosur.
Vetëm dy muaj pas ngjarjes, Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë "arrest në burg" për 25 vjeçarin Zogu, nën akuzën e veprave penale të "vrasjes me dashje e mbetur në tentativë" si dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Referuar burimeve mësohet se 25 vjeçari Serjan Zogu do të ekstradohet drejt vendit tonë për t'u përballur me drejtësinë shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)