E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama sulmon njerëzit e Strasburgut, i quan anonimë oportunistë

Dëshpërim në zyrën e kreut të PS-së, pas deklaratave të reporterëve të Këshillit të Evropës se zgjedhjet e 28 qershorit i përmbushën standardet dhe se opozita duhet të kthehet në parlament. Duke sulmuar bashkësinë ndërkombëtare si oportuniste, ai u ka deklaruar reporterëve të Strasburgut se ishin anonimë e të parëndësishëm, prandaj edhe s’i kishte thirrur kamerat televizive

Ndërkohë Qëndrimet realiste të dy reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Jaako Laakso dhe David Wilshire, për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, e detyruan kryesocialistin Edi Rama, të injorojë një takim me ata disa ditë më parë, për të organizuar një të tillë dje.
Por takimi i djeshëm, përpos imazheve në fundin e tij, në shkallët e godinës së baskisë, mësohet se është karakterizuar nga sjellja e tipit “kërkesë-llogarie” të Edi Ramës.
Qëndrimin e tyre, këto ditë, por edhe të KE-së, institucionit që ata përfaqësojnë, kanë detyruar Edi Ramën, të mos e fshehë zemërimin.
Duke u ndalur te qëndrimet e ndërkombëtarëve, Edi Rama, ju ka kërkuar llogari dy raporterëve, pse “ndërkombëtarët nuk e mbështesin atë”. Sipas Ramës, “ndërkombëtarët janë oportunistë, me raporterët e tyre”.
Inati i Edi Ramës, i mbarsur prej javësh, është shprehur dje, edhe në një tjetër mënyrë, kur ai ju ka kërkuar llogari sërish bashkraporterëve, se “pse 5 ambasadorët duhet të shkonin te kolegji zgjedhor”, në ditët e diskutimit nga ana e tyre, të ankimimeve të partive të ndryshme për zgjedhjet”.
Zemërimin e tij Edi Rama, nuk e ka shprehur vetëm në deklaratat në adresë të raporterëve, por edhe duke mos ju lënë pa kujtuar hakmarrjen që ai kishte përgatitur, duke mos ftuar kamerat e televizioneve, për të qenë prezentë në momentet e takimit dhe bisedimit.
“Nuk i ftova kamerat e televizioneve, sepse ju nuk jeni të rëndësishëm”, mësohet t’ju ketë thënë Edui Rama bashkraporterëve gjatë minutave të takimit.
Nga ana tjetër, Edi Rama, ka harruar dje krahasimet e deritanishme të “rastit Shqipëri” sipas tij, herë me Ahmedinexhadin, herë me Karzain, apo herë me Putinin, kur dje para bashkraporterëve, Rama e ka krahasuar Shqipërinë me Rusinë, e kohës së Jelcinit.
I ndodhur në një kolaps të dukshëm politik, si pasojë e mungesës së mundësive alternative dhe argumenteve bindëse lidhur me çështjet e ngritura si ajo e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit, Edi Rama përpiqet të shpërfillë dhe vullnetin e ndërkombëtarëve, për tejkalimin e “ngërçit” aktual, që sigurisht ka si përgjegjëse opozitën dhe Edi Ramën. Mirëpo, kjo tendencë e tij, për t’u dukur i palëkundur në qëndrimet që mban, merr fund kur parandien se dy raportuesit e KE-së, në kuadër të misionit faktmbledhës, do të identifikonin në raportin e tyre, pikërisht faktin se Rama shpërfill jo vetëm institucionet qeveritare në vend, por edhe rekomandimet e ndërkombëtarëve. I shtyrë nga kjo frikë dhe dyshimet për një lumë akuzash në drejtim të tij, Edvini i ftoi ata në zyrë, jo në PS, por në bashki. Vetëm pas 3 ditësh qëndrimi në Shqipëri, reporterët e KE mundën të takonin liderin e opozitës, pasi më herët u kishte servirur atyre një pseudotakim me Eduart Shalësin dhe Ditmir Bushatin. Kjo arrogancë e Edi Ramës, tipike sjellje “haxhiqamiliste”, nuk shkoi përtej një mos përfilljeje tendencioze, ndërsa i imponuar nga përgjegjësitë e veçanta që do të rëndonin mbi të, shpërndau një komunikatë se ka ftuar në takim, dy reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kësisoj, i “vështiri” Rama, kuptoi në kohë se edhe një arrogancë e tepruar ndaj institucioneve ndërkombëtare i mungon, për t’i dhënë fund jetës së tij politike që kohët e fundit mbahet veçse me “paterica”.
Krahas karshillëkut dy ditor ndaj reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Edvini realizoi dje një tjetër “incident”, teksa urdhëroi Ditzi Bushatin që të dalë në media dhe të informojë lidhur me takimin, duke përdorur si refren qëndrimin e ‘pro’ opozitës të të dy përfaqësuesve ndërkombëtarë!   
 Ditziu bëri me dije se dy raporterët u informuan lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe kryesisht qëndrimit të opozitës ndaj zgjedhjeve të përgjithshme. Ajo që u duk e çuditshme dhe njëherazi spekulative nga deklarata e Ditziut ishte thënia e tij se “dy reporterët shprehën qëndrimin e tyre ‘pro’ pretendimeve të opozitës”. Në këtë drejtim, ai shkon dhe më tej, duke shtuar se reporterët përgenjështruar njoftimin e Këshillit të Ministrave, për takimin që kryeministri Berisha zhvilloi me ta. “Me shumë kënaqësi na konfirmuan që të gjitha njoftimet që janë bërë nga zyra e shtypit e Kryeministrit dhe e Kuvendit, sikur gjoja ata kanë deklaruar për qëndrimin e tyre ndaj opozitës shqiptare, janë fakte absolutisht të pavërteta. Qëndrimi i tyre do të bëhet publik në raportin që ata do të publikojnë për Shqipërinë, të cilin ne e mirëkuptojmë se do të jetë një raport konkret dhe do t’i shërbejë demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit”, u shpreh Ditziu, duke folur me zërin e Edi Ramës dhe thjesht e vetëm duke spekuluar me deklaratat e dy përfaqësuesve të KE.
Pavarësisht, Edvinin nuk e shpëton dot as Ditziu që maskohet me karikaturën e kryesocialistit, por as shtrembërimi i deklaratës së dy reporterëve të Këshillit të Evropës, porsa kohë për zgjedhjet dhe zhvillimet në Shqipëri, ka një qëndrim zyrtar të institucioneve ndërkombëtare. 
Pra takimit të djeshëm, me Edi Ramën, kur disa ditë më parë kryesocilisti e kishte refuzuar një të tillë, në këto ditë të vizitës së tyre në Shqipëri, në kuadër të misionit fakt mbledhës, mbi realizimet e angazhimeve dhe detyrimeve të vendit tonë, reporterët e KE, u pritën në takime të veçanta nga krerët më të lartë të shtetit, por jo nga lideri i opozitës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›