Speciale/Franca moderne ringjall një debat të gjerë lidhur me idenë kombëtare dhe identitetin francez
“Ç’do të thotë të jesh francez sot? Është kjo pyetja të cilës do t’i përgjigjen qytetarët francezë që kanë vendosur ose do të vendosin, nga data 1 nëntor deri me 28 shkurtin e ardhshëm, për t’u bërë pjesë e debatit të madh mbi identitetin kombëtar, që është lançuar nga ministri i Emigrimit dhe i Identitetit, Besson, e cila mbështetet fort nga presidenti Sarkozy dhe këshilltari i tij Guaino. Secila nga 100 prefekturat që kanë departamente dhe 350 nënprefekturat e nivelit “arrondissement” do të organizojnë tavolina të rrumbullakëta dhe debat publik midis qytetarëve të thjeshtë, atyre të grupeve të interesit, apo parlamentarëve kombëtarë dhe të europarlamentarë, të zgjedhorëve lokalë, njerëzve të sindikatave, shoqatave të sipërmarrëseve dhe grupeve studentore, me objektivin e shpallur për të reflektuar mbi një pikë decisive: përpara situatave të reja historike, por edhe socio-ekonomike, kombi dhe identiteti kombëtar do të përbëjnë një rol të rëndësishëm si mekanizëm për t’u identifikuar kolektivisht?
Për të filluar mendimin mbi kuptimin e thellë të termit “identitet” i afruar me atë të “Kombit” mund të kontribuojë në ç’aktivizimin e sekteve komunitariste dhe për të rivendosur një kohezion kombëtar që sfidat e imigrimit, por edhe ato të krizës ekonomike dhe të skandaleve të lidhura me një botë politike që e vendosin në rrezik çdo ditë?
Argumenti mund të përballohet nga dy këndvështrime. Iniciativa mund të legjitimohet nga logjika e një “politique politicienne”, që është e lidhur direkt me mbledhjen e një konsensusi dhe të një çështjeje elektorale. Duke parë në këtë perspektivë, debati i madh mbi identitetin kombëtar është pjesë e një strategjie presidenciale të qasjes ndaj zgjedhjeve rajonale të pranverës së ardhshme. Tema, në fakt, është e bërë me qëllim që t’i vështirësojë punë të majtës, dhe socialistëve në veçanti, për të t’i hequr terren Frontit nacional, i cili është në rritje në sondazhet e fundit, që vjen nga indinjata kombëtare mbi kronikët gjyqësore që ka prekur politikën.
Të paktën është një rikthim i origjinës së sarkozismit. Ai vjen nga 6 marsi is 2007, pra gjatë fushatës zgjedhore, ku propozoi konkretizimin për krijimin e një Ministrie të Imigracionit dhe Identitetit kombëtar. Segolène Royal, ahere kandidate e socialistëve për president të Francës, zgjodhi të sfidonte duke ri-zbuluar rëndësinë e trengjyrëshit dhe duke kënduar Marsiljezën. Në fakt lëvizja e Sarkozisë u për të absorbuar pothuajse të gjithë votat e Frontit kombëtar. Ministria e kontestuar i ishte besuar Hortefeux, i cili u zotua veç për emigracionin. Duke nisur nga janari i shkuar, titullari i dikasterit është ish-socialisti Besson, personazh simbolik i ouverture-s, i cili pati qysh nga letra presidenciale një mision për të hapur një debat në muajt e ardhshëm deri në zgjedhjet rajonale.
Ajo që e shqetëson Presidentin, është rikthimi në skenë i Frontit Kombëtar (FN) në disa bastione kyç si, Provence-Alpes-Cote d’Azur, po ashtu Champagne-Ardenne, Alsace dhe Rhone-Alpes, ku mund të prodhohen trekëndësha të papritur në turnin e dytë, skemë që mund të sjellë edhe pakënaqësi të brendshme. Çështja e Fréderic Mitterrand është vetëm e fundit në kronologji. Ideja se vala e dy hetimeve të prokurorisë që po përndjekin De Villepin dhe Chirac, po ashtu sinjalet e para të frontit të brendshëm (Juppé, i cili e ka cilësuar debatin si të panevojshëm dhe sipërfaqësor) që po i shkaktojnë një “dhimbje barku” bazës së djathtë të partisë, gjë e cila shqetëson punët e Presidentit Francez Sarkozy. Ja pra propozimi i temës së identitetit francez dhe deklinimit kombëtar do të riaktivizonte një elektorat të qendrës së djathtë, që rrezikonte të mos shkonte të votonte. Në realitet debati mund dhe duhet të përballohet edhe nga një perspektivë tjetër. Kjo nuk duhet të harrojë sforcon transalpine, që është e dëshmuar në Komision kombëtar që u drejtua nga Marceau Long, e cila në të vërtetë u kërkua me forcë nga presidenti i atëhershëm Chirac, pikërisht në tentativën për t’iu përgjigjur pyetjes kyç: çfarë do të thotë të jesh sot francez?
Njëzet vjet distancë pas pyetjes së kahershme që është akoma aktuale. Vendi padyshim po kalon një krizë të rëndësishme identiteti, që prek modelin ekonomik, projektet e politikës së jashtme dhe modelin e saj të integrimit social. Pa u kthyer në banlieue-të e 2005-s, mjafton të mendosh vetëm për fërshëllimat e Marsejezës gjatë ndeshjes së futbollit Francë-Tunizi të tetorit të kaluar dhe të dhënat e fundit mbi integrimin e fëmijëve të emigrantëve, që flasin për një integrim të plotë të gjeneratës së tretë, por në veçanti shohin duke zvogëluar mekanizmat e ngritjes sociale të modelit integrues dhe edukativ (shih të dhënat C. Attias-Donfut et F.-C. Wolff, Le Destin des enfants d’immigrés, Stock, 2009).
Siç dëshmon debati që është hapur mbi nevojën ose jo të rregullimit për vijë ligjore të çështjes kryesore të perçes, por çështja e emigrimit ka një vend të privilegjuar. Për të treguar se qëllimi është si politik ashtu edhe elektoral - që nuk është e vetmja që shtyn debatin mbi temën shumë të ndjeshme - këtë mund ta konstatosh edhe me iniciativën e Institutit “Montaigne”, që me 4 dhjetor ka organizuar një konferencë mbi temën e “francité”, që do të mbyllet me një ndërhyrje të Sarkozy-së. Po në fund të muajit do të dalë edhe verdikti se sa intelektualët më të rëndësishëm, nga Luc Ferry deri tek Alfred Grosser e Max Gallo, do të ofrojnë një këndvështrim personal të identitetit francez.
Përfundimisht, vendi po kalon një fazë krize delikate, por këto sinjale të debatit janë konfirmim i një fermentimi pozitiv. Duke e parë në dy dimensione, politike dhe kulturore, diskursi publik mund të gjejë një motiv të kompensimit. Aksenti i presidentit e sheh në dimensionin kombëtar problemin, duke pasur një nevojshë për të bllokuar hemorragjinë e votave të djathta. Debati intelektual është i përqendruar kryesisht në aspektin identitar, duke e cilësuar si të pashterrshëm konfirmimin e deklinimit kombëtar. Pra është një kërkim për të kuptuar çfarë do të thotë të jesh francez duke u rikujtuar se në Francë, koncepti kombëtar vjen pas saj.