Arrestohet në Londër Ilir Kumbaro
Londër (Start)-Arrestohet në Londër ish oficeri i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro, i akuzuar ky për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Prej vitesh ai jetonte në Londër dhe ishte shpallur si i shumëkërkuar nga akuza shqiptare. Autoritetet londineze kanë bërë të ditur se Kumbaro gjatë qëndrimit të tij në Londër ka ndyshuar identitetin e tij dhe shumë shpesh edhe vendbanimin e tij. Identifikimi i tij është arritur të bëhet nga Gjykata vetëm kur Kumbaros iu kërkuan dokumentat e identifikimit lidhur me një çështje gjyqësore në të cilën ai u përfshi më 6 tetor të këtij viti. Scotland Yard bën të ditur se arrestimi i tij është bërë pas një përpjekje mëse një vjeçare.
Survejimi i Kumbaros është bere ne sekret te plote dhe ne dijeni te çështjes ka qene vetëm prokurori i ceshtjes, Xhevat Hana, i cili ka plotësuar te gjithë dokumentacionin per nje arrestim nderkombetar.
Ilir Kumbaro, një nga tre shikasit që kanë rrëmbyer Remzi Hoxhën, ishte personi i vetëm i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Burime zyrtare më nparë kanë bërë të ditur se Kumbaro gjatë vitit 1997 është larguar në Angli, ku edhe dyshohej se banonte. Hetuesit e çështjes i kanë dërguar një letër-porosi interpolit për arrestimin e tij dhe sjelljen në Shqipëri. Kumbaro, një ish-punonjës i Shik-kut, në vitin 1995, sëbashku me Arben Sefgjinin dhe Budion Meçen dyshohen se kanë rrëmbyer Hoxhën në afërsi të firmës së tij dhe më pas e kanë transferuar në qytetin e Lezhës. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka hapur hetimet prej 20 ditësh, ka rindërtuar ngjarjen ndërsa pritet të kryejë të tjera hetime dhe të marrë të tjera dëshmi.
Nga materialet e dosjes, e cila hetohej nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se tre janë personat e dyshuar: Kumbaro, Sefgjinin dhe Meçen. Dy të fundit janë arrestuar nga policia në vitin 2003 dhe më pas janë liruar për mungesë provash, ndërsa Ilir Kumbaro, sipas prokurorisë, dyshohej që më parë se ishte larguar për jashtë shtetit. Hetimet kanë nxjerrë në dritë se, pasi është rrëmbyet Remzi Hoxha nga tre personat është dërguar në lezhë. Gjatë marrjes në pyetje, Sefgjini dhe Meçe kanë pranuar se e kanë marë Remzi Hoxhën, ndërsa e kanë transportuar. Por ata kanë deklaruar se nuk dinin për fatin e tyre. Prokuroria thotë se pikërisht Ilir Kumbaro, personi i vetëm i shpallur në kërkim, është personi që e ka takuar për herë të fundit Hoxhën. Dyshimet janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e tjera të rojeve dhe punonjësve të tjerë të rezidencës së Shik-ut në Lezhë.