E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje, Gjovalin Gjoka

Policia e Tiranës në sajë të një pune hetimore dhe të mireorganizuar ka bërë të mundur finalizimin me sukses të arrestimit të një personi të shumëkërkuar për vrasje.

Uniformat blu kanë prangosur shtetasin Gjovalin Gjoka, i cili akuzohet për “Vrasje në bashkëpunim”, duke iu referuar një vrasje të ndodhur në janar të vitit 2011.

Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, akuzohet për vrasjen e 30-vjecarit Paulin Deda. Gjoka ishte shpallur ne kerkim nga policia e Lezhes, ndersa mesohet se kete akt te rende e ka kryer se bashku me dy persona te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›