E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite politike me kerkesa per hetimin e zhvillimeve te pasluftes

Kryesia e Parlamentit te Kosoves refuzoi sot nje kerkese te Partise Demokratike per debat parlamentar ne lidhje me sic thuhet krimet qe kane ndodhur ne Kosove ne periudhen e pasluftes. Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi tha se kerkesa ishte e paqarte.

Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike te Kosoves Adem Grabovci i cili e kishte paraqitur kerkesen tha se krimet qe kane ndodhur pas luftes duhet te zbardhen dhe ti jepet fund periudhes se akuzave dhe kunder akuzave rreth tyre.

 Ne jemi deshmitare qe ne Kosoven e pasluftes kane ndodhur krime te natyrave te ndryshme. shte fol shume. Dhe ne si grup parlamentar vleresojme se eshte e nevojshme qe keto krime te mos mbeten te paqarta dhe ne momente te caktuara kujt i teket per interesa te caktuara politike te perdoren dhe te luhet me ndjenjat e shume familjeve qe i kane humbur me te dashurit e tyre. Por si parlament te japim kontributin tone qe keto raste te zbardhen dhe kryesit te dalin para drejtesise tha zoti Grabovci. 

 Por perfaqesuesit e partive politike opozitare thane se nje kerkese e tille eshte ne adrese te gabuar. Sipas Kryetarit te Grupit Parlamentar te Lidhjes Demokratike te Kosoves Ismet Beqiri krimet nuk njohin ngjyre politike.

 Kete e konsideroj nje lloj marketingu politik dhe asgje me teper. Marketing i thjeshte politik. Kuvendi nuk eshte organ qe i heton krimet por jane institucionet perkatese. Ajo qe Kuvendi dhe forcat politike dhe te gjithe ata qe jane te rendesishem e kane obligim te mos ndikojne ne organet e hetuesise per te zbardhe rastet e renda tha zoti Beqiri

Ndersa shefi i grupit Parlamentar te Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ardian Gjini tha se nje nisme e tille mund te jete perpjekje per tju kundervene nismes se deputetit te partise se tij Burim Ramadani per formimin e nje komisioni hetimor ne lidhje me veprimtarite e Sherbimit Informativ te Kosoves te njohur si SHIK.

 Mendojme se nese do te kete tendence me u nderlidhe komisioni hetimor i zotit Burim Ramadani me kete kerkese te sotme do ta kuptojme si kerkese me kriju obstruksion ne ndertimin e komisionit hetimor qe e ka kerkuar zoti Ramadani. Do te thote do ta konsiderojme si nje menyre per ta relativizuar ate qe ka filluar te ndertohet ne Kosove tha zoti Gjini.

 Por kjo mohohet nga zoti Grabovci.

Ne menyre absolute ne menyre absolute jo. E them me bindje se ne e kemi mbeshtete dhe jemi te gatshem te japim kontributin tone per te qartesuar se kush ka qene SHIK-u tha ai

Hetimi per SHIK-un sipas Aleances per Ardhmerine e Kosoves do te ndriconte shume ceshtje te ngritura rreth tij.

Nje komision hetimor parlamentar do te merrej me ceshtje teper te qarta. Do te pyeste ku i kane marre fondet ku i kane lene dosjet ku i kane lene pajisjet me te cilat jane sherbyer gjate kesaj kohe ne baze te cilit legjislacion kane vepruar ne Kosove dhe kend e kane pasur shef. Do te thote se cdo sherbim informativ e ka kuvendin ose popullin shef. Kend e kane pasur shef keta se definitivisht kuvendin jo tha zoti Gjini.

Kritikuesit me te ashper te SHIK-ut ishin deputetet e levizjes Vetevendosje te cilet kane ngritur shqetesime per sic thuhet perfshirje te kesaj strukture ne shume veprimtari te paligjshme ndersa analisti amerikan David Philips nga Instituti Kombetar Amerikan per Politike te Jashtme kohe me pare kishte hartuar nje raport ne te cilin terhiqte verejtjen per vazhdimin e funksionimit te Sherbimit Informativ te Kosoves me gjithe pohimet per shperberjen e tij. Keto pohime ishin hedhur poshte nga zyrtaret e Partise Demokratike te Kosoves.

Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha sot se  hetimet duhet te perfshijne te gjitha strukturat e zbulimit te kujtdo qofshin qe kane vepruar ne Kosove.

 Ne e dime qe ne Kosove kane vepruar shume SHIK-s edhe te brendshem edhe te jashtem. Dhe realisht eshte per te ardhur keq nganjehere pse behet vetem nje diferencim. Mendoj se kerkuesit per te diskutuar vetem per nje sherbim informativ qe ka ekzistuar qofte mbi  bazen e ligjit apo pa ligjit ta paligjshem ka shume ne Kosove do te duhej te bisedohej per te gjithe por jo ne menyre selektive tha zoti Krasniqi.  

SHIK-u i themeluar gjate luftes ne Kosove u be i njohur si organizate e afert me Partine Demokratike te Kosoves. Ai shpalli perfundimin e veprimtarive te tij ne qershor te vitit 2008 nga shefi i atij sherbimi Kadri Veseli i njohur me heret me emrin e luftes Luli. Shuarja zyrtare e SHIK-ut ishte vleresuar si nje kusht i domosdoshem per ti leshuar vendin struktures se re te zbulimit ne Kosove qe njihet si Agjencia e Kosoves per Inteligjence.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›