E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vetëvaret babai i dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në komunën Mbrostar ne Fier, ndërsa një 37 vjeçar, babai i dy femijeve, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
 

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se këtë akt të rëndë e ka kryer Taulant Sinani, ku familjarët kanë qënë të parët të cilët e kanë parë trupin e pajetë.
 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa dyshohet se 37 vjeçari mund ti ketë dhënë fund jetës për shkaqe depresive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›