E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ merr në shqyrtim ankimimin e PDI-së për Fierin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori mesditën e sotme në shqyrtim kërkesën ankimore të Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI), e cila konteston rezultatin zgjedhor në disa qendra votimi të Qarkut Fier. Anëtarët e KQZ-së, në një mbledhje të nisur rreth orës 13:00, u njohën me objektin e kësaj ankese ku PDI kërkon shpalljen të pavleshme të zgjedhjeve në disa qendra votimi të zonës zgjedhore Fier me nr. 3185, 3188 dhe 3196 të KZAZ-së nr. 20 dhe në QV-në 3006 të KZAZ-së nr.18. Pas hedhjes së shortit sipas Kodit Zgjedhor, relatimi i kësaj ankese iu ngarkua kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, i cili kërkoi 30 minuta kohë për përgatitjen e kësaj procedure. Ndërkohë, mbledhja e KQZ-së është ndërprerë për të rinisur më pas me diskutimin e kësaj ankese. Po sot, KQZ, në kuadër të vendimmarrjes për zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune që do të mbahen më 2 gusht në komunën Ballagat (Qarku Fier), miratoi vendimin për prodhimin e 2555 fletë votimi, që i korrespondojnë numrit të zgjedhësve në këtë zonë. Zgjedhjet në Ballagat mbahen pas shkarkimit nga detyra të drejtuesit të kësaj komune, i cili u largua për abuzim me postin detyrën.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›