Obama: Të zbardhen vrasjet
Vrasja e dy qytetareve amerikane dhe plagosja e dy te tjerëve ne aeroportin e Frankfurtit ne Gjermani nga një 21-vjeçar kosovar ka shqetësuar edhe Uashingtonin. Vete presidenti Obama dënoi sulmin ndërsa kërkoi hetim te plote te ngjarjes. ?dua qe çdokush ta kuptoje se nuk do te leme asgjë pa bere derisa te mësojmë si ndodhi ky akt i tmerrshëm. Do te punojmë me autoritetet gjermane për te siguruar qe te gjithë autoret te dalin para drejtësisë?. Ndërkohë, mediat ne Gjermani shkruajnë se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet mbetet ajo e një sulmi terrorist. Kjo për shkak te disa dëshmive nga qytetare te tanishëm ne vendin e ngjarjes, te cilët kane pohuar se para atentatit, i riu Arif Uka ka thërritur ?Allahu Ekber?, zoti është i madh. Një tjetër e dhënë qe përforcon këtë piste është edhe fakti se nga fqinjët e tij Uka njihet si një besimtar i devotshëm. Ndërkohë, pas këtij sulmi ne aeroport janë rritur ndjeshëm masat e sigurisë nga frika e sulmeve te reja terroriste. Vrasjet ne Frankfurt janë dënuar edhe nga presidenti dhe qeveria e Kosovës, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minute heshtje për nder te viktimave.
Shpërndaje