E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një 22 vjeçar, u largua nga vendi i aksidektit

Forcat e policisë së Tiranës arrestuan sot një 22 vjeçar, i cili një ditë më parë aksidentoi rëndë me makinë një qytetar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Burime zyrtare nga Policia e Qarkut bënë të ditur sot se Taulant  Agushi, 22 vjeç, nga Tirana, u arrestua me akuzat e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "largimit nga vendi i aksidentit". Pasditen e së hënës, 22 vjeçari Agushi, duke qarkulluar me automjertin tip "BMV" me targa të huaja,  në rrugën "Ali Demi", në afërsi të Poligrafikut, aksidentoi këmbësorin Haxhi Çeça,  i cili u dërgua  në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga të njëjtat burime mësohet se, çështja në ngarkim të këtij shtetasi, e përpiluar nga shërbimet e policisë rrugore, iu referua për hetime të mëtejshme Prokurorisë së rrethit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›