Policia përkujtoi sot vrasjen e dëshmorit të atdheut Lulëzim Sadikaj
Drejtues të Policisë së Qarkut të Tiranës bënë sot një vizitë përkujtimore në familjen e ish- punonjësit të Policisë së Tiranës, Lulëzim Sadikaj, i vrarë në krye të detyrës më 3 Maj të vitit 1998 në Tiranë. Komisioni Qëndror i statusit të “Dëshmorit të Atdheut”, me një vendim të datës 25 shkurt 2009, e ka shpallur ish- punonjësin e policisë së Tiranës, Lulëzim Sadikaj "Dëshmor i Atdheut”. Gjatë kësaj vizite, drejtuesit e lartë të Policisë së Qarkut i dhuruan simbolin e "Familjes së Dëshmorit të Atdheut" familjes së Lulëzim Sadikajt, e cila përfiton një pension të veçantë suplementar, bënë të ditur burime zyrtare pranë Policisë së Tiranës. Drejtuesit e Policisë së Tiranës shprehën mbështetjen e Policisë së Shtetit për familjet e ish -punonjësve të policisë që dhanë jetën në përballjen me krimin si dhe për të goditur dhe kapur kriminelët. Lulëzim Sadikaj u vra me armë zjarri në krye të detyrës, në një ngjarje të rëndë, ndodhur më më vitin 1998 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
...