E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një ekonomist për mashtrim

Eugen Jonuzi, 34-vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, pasi akuzohet për vjedhje dhe për mashtrim.

Policia sqaroi se ky shtetas, duke qenë me punë ekonomist, i ka marrë shtetases me inicilalet R.P, çdo tre mujor një shumë prej 35000 lekësh, që nga fundi i vitit 2009 e në vazhdim deri në fundin e vitit 2011, me qëllim mbajtjen e dokumentacionit të subjektit fizik tregtar, për kryerjen e veprimeve për të paguar tatimet dhe taksat vendore për subjektin e saj. 

Nga verifikimet e kryera, rezulton se shtetasi Eugen Jonuzi nuk ka kryer asnjë pagesë për sigurimet shoqërore apo tatimet, për llogari të subjektit tregtar të shtetases R.P, duke përvetësuar më anë të mashtrimit shumat e parave të dhëna nga kjo shtetase. 

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në flagrancë, në momentin që kjo shtetase po i dorëzonte sasinë e parave për tre mujorin e fundit të 2011. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale Mashtrimit. /Start/

                                                                                             2012-01-25 13:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›