E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria bie dakord për të zgjatur mandatin e misionit të L. A.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve “Sana” e cila citon ministrin sirian të Punëve të Jashtme, Walid Muallem.

Grupi do të vazhdojë punën e tij deri me 23 shkurt.

Misioni u ngrit në muajin dhjetor për të monitoruar pajtimin e Damaskut me planin e Ligës Arabe për t’i dhënë fund gjakderdhjes në vend.

Komitetet Lokale të Koordinimit, një rrjet aktivistësh anti-qeveritarë thanë se vetëm të martën, anekënd Sirisë janë vrarë më shumë se 60 persona./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-25 09:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›