Gjirokastër, dhunohet pedagogu i universitetit

Policia lokale sqaroi se ngjarja ka ndodhur në mjediset e Universitetit, ku është dhunuar pedagogu Arjan Gjini, i cili në atë moment po u jepte leksione studentëve.
“Pedagogu Gjini është qëlluar nga Namik Babameto, shofer i prefektit të Gjirokastrës, Mimoza Çomo, për arsye të dobëta”, specifikon policia. Të njëjtat burime saktësojnë se pas denoncimit të kryer, tashmë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, duke e cilësuar këtë incident të paprecedent. “Jemi tepër të shqetësuar për këtë ngjarje dhe kërkojmë që organet e specializuara të nisin menjëherë hetimet, për të zbardhur të plotë motivet e këtij incidenti të rëndë”, thuhet në komunikatën e Universitetit të Gjirokastrës. /Start/
2012-01-25 14:01