Unioni Shqiptar i Kursim Kreditit feston 10 vjetorin e krijimit

Unioni SHKK është një institucion mikrofinance i tipit kooperativë financiare që ka si qellim të tij ofrimin e shërbimeve financiare për fermerët banorë të zonave rurale të vendit.
Përvoja e këtij institucioni në fushën e mikrokredisë rurale tregon për mbështetjen që i është dhënë mijëra fermave fshatare duke ofruar shërbime financiare të nevojshme për konsolidimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre në bujqësi, blegtori, tregti dhe sektorë të tjerë duke ndihmuar në krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e vazhdueshëm të zonës rurale.
Aktualisht Unioni SHKK ushtron aktivitetin e tij mikrofinanciar në mbi 1070 fshatra në 16 rrethe te vendit, ku numëron një total prej 31,500 anëtarësh, portofol kredie në shumën 3.8 miliardë lekë dhe depozita në vlerën e 1,3 miliardë lekëve. Drejtorja Ekzekutive e Unionit SHKK, zj.Zana Konini në fjalën e saj veçoi ndër të tjera kontributin dhe impaktin e rëndësishëm që ka dhënë ky institucion për zhvillimin e zonave rurale ne vend. Sipas zj.Konini, Unioni SHKK ka treguar se është institucion i konsoliduar, që njeh vetëm rritje dhe qendrueshmeri vit pas viti, dëshmuar kjo dhe nga vlerësimet me Çmime nga platformat ndërkombëtare të mikrofinancës, përkatesisht në vitet 2008, 2009, 2010, dhe 2011.
Nëpërmjet financimit të fermerëve me mikrokredi dhe shërbime të tjera financiare, Unioni SHKK mbetet ofruesi ekskluziv i shërbimeve financiare, pasi ai është i pranishëm në mbi 50% të popullsisë rurale në vend. Në këtë rrugë të gjatë Unioni Shqiptar Kursim Kredi ka pasur mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe teknike nga institucione të vendit dhe ndërkombëtare si Qeveria Shqiptare, Banka Botërore, Qeveria Spanjolle, Credit Mutuel, FIDES, Rabobank etj. /Start/
2012-01-25 13:47