Arrestohet një i shumë kërkuar, vrau në 2009 22-vjeçarin
Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e akuzuar për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, si dhe “Armëmbajtjes pa leje”. I kërkuari, ishte në ndjekje prej 5 muajsh dhe falë mirëorganizimit të shërbimeve policore u arrit arrestimi i tij në Koman, Shkodër, në tentativë për t”u larguar në qytetin e Tropojës. Shtetasi Biberi akuzohet se më datë 26 korrik 2009, në afërsi të Doganës në Tiranë, në bashkëpunim me shtetasin Bashkim Qefalia (i arrestuar), kanë vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Artan Allushi 22-vjeç, si dhe kanë plagosur dy shtetas të tjerë. Nga strukturat e policisë u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të këtij shtetasi.