E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet një inspektor policie, akuzohet se ndihmoi Dritan Dajtin ditën e masakrës në Durrës

Një inspektor i krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës është arrestuar sot paradite pasi akuzohet se ka ndihmuar Dritan Dajtin në kohën kur ai ishte në arrati. Dajti u prangos më 7 gusht të këtij viti në qytetin e Durrësit, pas 6 viteve arrati. Në 2003 Dritan Dajti, i cili po gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, mundi të arratisej në mënyrë spektakolare nga ambientet e gjykatës së Tiranës. Më 7 gusht 2009, gjatë operacionit për arrestimin e tij, pranë pistës "Iliria" në Durrës Dajti ekzekutoi 4 policë, ndërsa vetë mbeti i plagosur. Dyshimet se inspektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit Mariglen Muça kishte lidhje me Dritan Dajtin lindën pas zbardhjes së tabulateve telefonike që iu sekuestruan këtij të fundit pas arrestimit të tij. Mariglen Muca u arrestua sot paradite nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Kirimeve të Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda kishte firmosur masën e arrestit burg ndaj inspektorit të policisë. Mësohet se Muca është marrë në pyetje nga hetuesit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›