Serbia nuk pranon demarkacionin mes Maqedonisë dhe Kosovës
BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi mbrëmë se Beogradi zyrtar kurrë nuk do ta njohë marrëveshjen për demarkacionin të cilën e kanë firmosur Maqedonia dhe Kosova.
Kreu i shtetit serb ka deklaruar se ruajtja e integritetit të Serbisë është direkt e lidhur me shënimin e vijës kufitare.
Tadic ka theksuar se kohë më parë lidhur me këtë temë ka pasur një bisedë shumë serioze me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
“E kam thënë shumë qartë se Serbia nuk do ta pranojë me asnjë çmimi marrëveshjen e demarkacionit të Maqedonisë me shtetin e ashtuquajtur Kosovë”, ka theksuar presidenti serb .
Tadic ka sqaruar se edhe për Maqedoninë, në të ardhmen është tepër e i rëndësishëm vendimi i GJND-së për Kosovën i cili pritet të shpallet muajve të ardhshëm.
(d.b/BalkanWeb)