Në vathën e Edvinit, edhe çudia e vogël tre ditë zgjat
Edicionet e lajmeve të pasdites së djeshme në dhanë një leksion sesi mund të manipulohej me qëllim një kronikë televizive. Ishte e kuptueshme se televizionet e ngatërruara në pazare të ndryshme me firmën e Edi Ramës, janë tre-katër, si asnjëherë më parë u gjetën në vështirësi ditën e tretë të protestës, ngase përpara kryeministrisë ishin as ishin nja 60 vetë që mbanin roje gatishmërie tribunën. U detyruan që në fjalimin e përmbyllës të Ramës, të lajmëruar për orët 18, por që u realizua në orën 11, kuptohet përse ngase nuk kishte këmbë njeriu në qarkullim, të nxjerrin filmime të ditës së parë të protestës, ku pa dyshim ishin as ishin nja 10 mijë vetë, sipas llogaritjeve të strukturave të policisë. Gël-bazet e deshifruara nga diktati i Edi Ramës, i frynë artificialisht numrin e mitingashëve aq sa u bënë qesharakë në numrin e tyre të rrumbullakosur në 100 mijë vetë. Të rrimë
shtrembër e të themi të drejtën, këtë s’e kishte arritur as ndeshja e kombëtares me Greqinë, në shtator të 2004, ku u mblodhën rreth 45 mijë veta, paçka se bulevardi u mbush plot dhe jo si çereku i djeshëm opozitar, nga ura e vogël e Lanës deri para Kryeministrisë. Protesta e opozitës ishte një protestë e dobët në sytë e qytetarëve të Tiranës, që për të thënë të vërtetën ishin mësuar me të tjera protesta popullore, kësaj radhe me ato të PD-së, që mbahen mend në memorie duke filluar nga të viteve të para të pluralizmit që kapnin pa frikë shifrat e 700-mijë njerëzve deri në protestën e “Nano ik” me 140 mijë veta në shesh. Edvin Ramës kjo protestë i shërbeu veç për t’u legjitimuar si kryetar i opozitës pas zgjedhjeve të 29 qershorit. Dhe pothuajse ia arriti të kishte investiturën mercenare të rretheve, dhe të ish-sigurimsave, nostalgjikëve dhe byroistëve. Por nga fjalimet e Ramës asgjë nuk u mbajt mend për vetë faktin se ato nuk përbënin një risi, një vizion, një program të ri, një politikë të re... Përkundrazi, në tribuna u shfaqën karikatura të komunizmit si Gramoz Ruçi, Valentina Leskaj, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi, Namik Dokle dhe brezi i nomenklaturës së dytë si Edvin Rama, Ilir Beqja ose beqari, Ditzi Bushati dhe molekulat si Fatkeq Xhafa, Saikeq Tahiri etj.
Ultimatumet e Ramës nuk funksionojnë në regjim demokratik për vetë faktin se ato nuk kanë një mbështetje reale ndër qytetarë, por janë të blerë dukshëm me autobusë nga rrethet e ndryshme të Jugut, që janë bërë njëkohësisht bastione dhe fole të një komunizmi mendor katastrofik. Gallatë më të madhe se opozita nuk ka pasur në këtë vend... Pasi bëri gjithë atë rrëmujë për hapjen e kutive, del e deklaron se nuk kërkon numërimin e votave, por hetim parlamentar. Por kush ia ka mohuar këtë të drejtë opozitës? Serioziteti i kësaj opozite që po bëhet përditë e më banale është diçka që të shtinë frikën, sepse papërgjegjshmëria e kryetarit të saj është me të vërtetë e pabesueshme. Si ka mundësi që del e thotë nëpërmjet zëdhënëses së selisë rozë se nuk kërkon numërim të votave, kur kjo kërkesë është bërë lajtmotivi i gjithë kësaj gjullurdie? Një zot e di se çfarë ka në mendje
njeriu më jokoherent i politikës shqiptare, Sheiku i Bashkisë, Edi Rama. Por kjo nuk na befasoi aq shumë sa ç’mund të mendoni të dashur lexues se personazhi me jokoherent i politikës shqiptare e ka nisur kështu politikën, duke sharë komunizmin kur ishte vetë bir i një byroisti super komunist. Kishte për baba një njeri që ishte sufleri apo këshilltari i Ramiz Alisë. Pasi bëri disa dështime artistike në Paris, u rekrutua nga Fatos Nanos, me qëllim për të rinovuar formalisht PS-në, por Nano nuk i bëri llogaritë mirë, pasi ky i doli gafil, i doli një mosmirënjohës, duke ia uzurpuar partinë pasi vetë Nanoja i humbi zgjedhjet kundër Berishës dhe të djathtëve në 2005-n.