E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një serb lidhur me masakrën e Qyshkut

Nga Express më 28 dhjetor 2010 në ora 15:22

Prokuroria për krime lufte ka njoftuar se në Malin e Zi është arrestuar Milojko Nikoliq, i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në fshatin Qyshk të Pejës, në vitin 1999.

Nikoliq është i dyshuar se si pjesëmarrës i formacionit “Shakali”, më 14 maj të vitit 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e 44 shqiptarëve në fshatin Qyshk.

Më 20 dhjetor ka filluar në Beograd gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit të quajtur “Shakali”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›