E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet nje shqiptar, vrau nje cift rumunesh

 

Në pranga një shtetas shqiptar. Krimi ka qenë pasojë e një zënke banale mes vajzës së vrarë dhe protitutës shqiptare. I fejuari i vajzës ka ndërhyrë dhe ka sharë protitutën. Tutori i prostitutës i inatosur ka vrarë çiftin rumun duke i lënë të dergjeshin në mes të rrugës.

Është arrestuar një shqiptar që dyshohet se ka vrarë një çift të rinjsh rumun, 25 janarin e shkuar, të cilët u dergjën në mes të rrugës në të ftohtë. Bëhet fjalë për një shqiptar që është kapur në Hollandë dhe është akstraduar sot në Itali, në Torino. Emri i tij nuk behet i ditur nga policia italiane.

Vrasja e dyfishtë sipas policisë italiane ka ndodhur për një zënkë banale mes vajzës së vrarë dhe prostitutës. Me sa duket i fejuari i viktimës edhe ai i mbetur i vrarë kishte ndërhyrë duke sharë prostitutën duke i shkaktuar inat tutorit të saj, shqiptarit të arrestuar, që i ka vrarë të dy rumunët. Më pas shqiptari eshte larguar nga vendi fqinj Italia, por eshte arrestuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›