E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martanesh, humb jetën një minator në minierë

 

Një masë kromi e shkëputur nga tavani i galerisë i ka kushtuar jetën një tjetër minatori. Mehmet Rama ka humbur jetën sot në minierën e Batrrës në zonën Bulqizë-Martanesh. Teksa po punonte në tavanin e galerisë një masë kromi u shkëput, duke rënë mbi të. Me sa duket nga shembja ai ka humbur jetën. Mehmet Rama me moshë 60-vjeçare, jetonte në fshatin Gurrë të Matit.

Minierat janë kthyer ne vende vdekjesh, pasi jo shumë ditë më parë humbi jetënnjë tjetër minator, në minierën e Bulqizës. Rama eshte minatori i katert qe humbet jeten ne miniere per vitin 2008. Ai eshte edhe minatori i 13 qe ka vdekur brenda 18 muajsh.

Po në njërin prej këtyre sektorëve të privatizuar para dy muajsh u shënua dhe një vdekje tjetër nga rradhët e minatorëve, kur vdiç 35 vjecari Përparim Haslika banor në Krastë të Martaneshit. Edhe ai u zu brenda në galeri nga një masiv material kromi ndërsa po punonte aty.

Sipas minatorëve kushtet e punës në shumë prej galerive të tilla janë krejtësisht të papërshtatëshme duke qenë dhe burim aksidentesh të vijueshme. Janë rreth 35 sektorë të privatizuar që nga viti 1994 në këtë zonë, ndërsa mungojnë kontrollet sistematike për të vëzhguar kushtet dhe sigurinë në punë, kur privatët janë të interesuar vetëm të nxjerrin nga thellësitë e nëntokës sa më shumë mineral kromi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›