E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Balla: Pse Berisha mbron Sefgjinin?, Nishani: "Te vendose Drejtesia"

 

Ka nisur seanca parlamentare e radhës, ku deputetët kanë 60 minuta kohë për diskutim të lirë. Ne fjalen e mbajtur ne Kuvend deputetet po diskutojne per ceshtje te ndryshme. Nder to jane tragjedia e Gerdecit, ceshtja Arben Sefgjini etj

ora 19:53 

Xhufi: “Reforma në naftë jotransparente”

Në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend Pëllumb Xhufi kreu i grupit të LSI-së foli për reformën që është bërë në sektorin e naftës. ‘Një reformë bëhet në mënyrë transparente, por kjo lloj reforme nuk është transparente, pasi nuk ka kritere. Unë them se kriteret janë dy ose të jesh anëtar i PD-së ose të paguash para për të qëndruar në punë”- tha Xhufi. Sipas tij janë mbajtur të gjithë punëtorët që janë punësuar nga 2005 e këtej dhe janë hedhur në rrugë punonjës që kanë 20-30 vjet punë ne naftë.

“Prandaj unë i bëj thirrje autoriteteve dhe qeverisë, ministrisë së Ekonomisë që ta shohë me seriozitet cështjen e reformës”- u shpreh ai.

Ora 19:41  

Caci; “Autostrada Lushnje-Fier, turp qeveritar”

“Qarku i Fierit po pëson rënie ekonomike të madhe në të gjitha fushat”-tha Albert Çaçi deputeti i Partisë Socialiste në fjalën embajtur në Kuvend. Ai u ndal në ndërtimin e autostradës Lushnje-Fier që ai e quajti ‘autostrada e turpit qeveritar’ pasi duhet të ishte inaguruar që vjet në qershor, por deri tani nuk është hapur asnjë korsi. Caci përmendi edhe situatën në të gjithë qarkun e Fierit se ka një varfëri të madhe në këto zona. Një ndër çështjet e përmendura prej tij ishte edhe reforma në naftë, ku ai e quajti të padrejtë këtë refomë pasi ka lënë shumë njerëz të papunë.

Ora 19:27

Pollo: “Anglishtja, gjuha e integrimit në Be”

Minstri i Arsimit z.Genc pollo në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend ka folur për programin e gjuhës anglisht nëpër shkolla. Pollo theksoi se anglishtja është një gjuhë që siguron integrimin në Bashkimin Evropian. Programi që ka hartuar Ministria e Arsimit për mësimin e kësaj gjuhë do t’i ndihmojë te rinjtë që të përvetësojnë këtë gjuhë

Ndërsa ka reaguar deputetja e partisë Socialiste Arta Dade duke thënë se të rinjve po u mësohet një anglishte e cunguar. Ajo i bëri thirrje ministrit Pollo që të shohë me kujdes përzgjedhjen e stafit të mësuesve pasi lë shumë për të dëshiruar.

Ora 18:50

Taulant Balla: “Berisha të shkarkojë Sefgjinin”

Edhe një herë në fjalën e tij të mbajtur në kuvend deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Berisha. Ai akuzoi Berishën se po mbron krimin. “Berisha është padrino i krimit në Shqipëri”- tha ai. Duke iu referuar çështjes Sefgjini, në mënyrë të veçantë gjykimit të tij në gjendje të lirë, ai akuzoi Berishën se po e mbron atë. “Pse Berisha mbron Sefgjinin, pse nuk jep arsye për këtë” – u shpreh deputeti socialist. Edhe nje herë ai kërkoi shkarkimin e Arben Sefgjinit, kreut te Tatimeve qe akuzohet per zhdukjen dhe torturimin e Remzi Hoxhes, biznesmenit shqiptaro-maqedonas.

Ora 18:54

Nishani: “Le të vendosë drejtësia për Sefgjinin”

Ka reaguar ministri i Brendshëm Bujar Nishani në lidhje me deklaratat e Ballës duke deklaruar se nuk duhet akuzuar kryeministri për rastin e Arben Sefgjinit kreu i Tatimeve. “Le t’ia lëmë drejtësisë të vendosë për çështjen e tij, por të mos harrojmë se Arben Sefgjini është kujdesur për paratë e shqiptarëve”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›