Arrestohet oficeri i policisë, fshehu provat
Ka fshehur provat për një të akuzuar për armëmbajtje dhe si pasojë i pandehuri është shpallur i pafajshëm. Por, Gavrosh Sejdini, oficer policie në qytetin e Elbasanit nuk e ka pasur të vështirë të zbulohet për faktin që ka shpërdoruar detyrën, dukë fshehur prova për një të akuzuar. Sepse vepra penale që ka kryer eshte zbardhur nga oficeret e SHKB-se.
Ngjarja ka ndodhur sot kur Institucioni i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), e ka arrestuar sot në qytetin e Elbasanit oficerin e policisë që shfrytëzonte postin e tij për interesa personale. Institucioni i ministrisë së Brendshme, SHKB-ja ka zbuluar provat që Sejdini kishte manipuluar dhe ka qenë ky fakt që e ka çuar oficerin në pranga. Sikur të mos mjaftonte përveç akuzës së fshehjes së provave mbi të rëndon edhe akuza e 'shpërdorimit të detyrës'.