Braçe: Neglizhencë në indeksimin e pagave
Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erjon Brace ne seancën e sotme te kuvendit ka kritikuar neglizhencën e qeverise për te miratuar projektvendimin për indeksimin e pagave dhe pensioneve, vendim ky ishte propozuar qe prej 2006. Sipas Braçes qeveria ka refuzuar te indeksoje pagat dhe pensionet, duke u ofruar shqiptareve çmime te larta dhe varfëri te tejskajshme.
Edhe për shume muaj te tjerë, punonjësit e sektorit shtetëror do te punojnë me te njëjtat paga, pavarësisht nga rritja e normës se inflacionit tej normës se parashikuar nga qeveria, Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një projektvendim qeverie, qe parashikonte indeksimin e pagave te kësaj kategorie punonjësish, nuk ka marre miratimin nga ana e kabinetit Berisha, ne mbledhjen e qeverise te zhvilluar dje. Vendimi ishte propozuar nga ministri i punës, çështjeve sociale dhe shanseve te barabarta Kosta Barka dhe parashikonte qe indeksimi i pagave për vitin 2008 te behej ne masën 3,1 për qind. Kjo mase ishte propozuar edhe nga eksperte te pavarur te ekonomisë si dhe nga opozita politike ditët e fundit, ne përputhje me shembujt qe ndiqen ne vende te ndryshme te botes. Ky inflacion aktualisht është ne nivelin 4,6 %, kështu qe indeksimi duhej te ishte edhe me i larte. Ne ketë mënyrë qeveria nuk realizon asnjë ndryshim ne buxhet për politikat e pagave dhe kërkesa për indeksim nga ana e ministrie se punës mbetet pa kuptim, pasi ajo nuk ka asnjë efekt real mbi rritjen e pagave ne muajin korrik, pasi ajo është parashikuar qe ne fund te vitit 2007 ne buxhet. Madje projekti i bere nga ana e kësaj ministrie del pa vlera, pasi nga ana e ministrisë se financave është bere e ditur se indeksimi do te jete bashke me rritjen e parashikuar ne buxhetin e pagave dhe pensioneve. Pra, ky projekt nuk sjell asnjë ndryshim ne ate qe ishte parashikuar, duke i lene buxhetoret te paguajnë taksen qe vjen nga inflacioni per 6 muajt ne vazhdim pas asnje indeksim.