Euro e fortë po tremb turistët
Euro e fortë këtë vit po largon turistët nga Eurozona. Sipas specialistëve këtë vit nuk ja vlen të udhëtosh në vendet e eurozonës por në ato vende që përdorin dollarin. Kjo pasi euro sivjet është shumë e fortë. Megjithatë turistët amerikanë e kanë shumë të vështirë të tërhiqet nga Europa. Por tani që euro ka kapur kufirin e 1.60 dollarëve, ka filluar të ndihet një stepje për të udhëtuar në Europë edhe midis tyre. Ne vendet e ulëta, disa banka preferojnë tashme te këmbejnë dollarë për arsye se i druhen rritjes se mëtejshme te euros. "70-80 dollarë nuk mjaftojnë me për një dhome dhe një darke"-thotë një turist amerikan qe po viziton Evropën. "Është tronditëse- thotë një turiste ne Bruksel. Jemi mësuar gjithnjë me një dollar shume te forte. Shkonim ne vende te tjera dhe kishim një monedhe qe vlente me tepër. Tani është praktikisht gjysma e asaj qe vlente dikur". Parisi, qyteti me i vizituar ne bote, regjistron një rënie prej 10 % te frekuentimit për turizëm nga amerikanet.