Kapet tmerri i grave, vodhi 16 çanta në katër muaj
Forcat e policisë se komisariatit Nr 3 ne Tirane kane vene ne pranga një 35 vjeçar nga Mirdita, për te cilin ishin bere 16 denoncime për vjedhje nga qytetare te ndryshëm vetëm gjate këtij viti. 35 vjeçari Emiljano Merdhoçi u ndalua gjate operacionit te koduar "Mirdita", i cili u finalizua me prangosjen e autorit te shumëkërkuar. Sipas policisë, ky shtetas kishte grabitur 16 shtetas, ne rruge te ndryshme te kryeqytetit, duke filluar qe nga dhjetori i kaluar dhe deri ne grabitjen e fundit te skeduar nga policia, ne datën 14 prill te këtij viti. Objekt i agresionit te 35 vjeçarit ishin gratë ne rruge, te cilave u rrëmbente çantat e dorës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 karta telefonike dhe 1 çelës. Materialet ne ngarkim te 35 vjeçarit nga Mirdita, Emiliano Merdhoçi, i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes". Sipas policisë , ky shtetas kishte qene i dënuar me pare për vjedhje.