E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: OKB në Kosovë edhe pas 15 Qershorit

Udhëheqësit politikë ndërkombëtarë dhe ata vendas të Kosovës, kanë deklaruar se OKB-ja do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë edhe pas 15 qershorit, kur pritet që Kushtetuta e re e Kosovës të hyjë në fuqi. Por ata kanë deklaruar se formati i saktë i misionit të ri do të duhet të përcaktohet më vonë.  Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e bënë këtë njoftim pas kthimit nga New Yorku. Ata morën pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Plani i Marti Ahtisarit ka paraparë përfundimin e misionit të UNMIK-ut, pas përfundimit të periudhës kalimtare 120 ditkëshe pas shpalljes së pavarësisë.  Por procesi është ndërlikuar për shkak të dështimit të miratimit të një rezolute në Këshillin e Sigurimit për statusin e Kosovës. Serbët e Kosovës, me mbështetjen e Beogradit, po kërkojnë që UNMIK-u të vazhdojë praninë në Kosovë edhe pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa po bojkotojnë Misionin e BE-së. Ryker tha se Kosova vazhdon të udhëhiqet mbi bazën e Rezolutës 1244 dhe ajo do të jetë udhërrëfyes për të edhe për një periudhë kohore.  Ndërsa   Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci tha se qeveria e tij nuk diskuton për fatin e UNMIK-ut, por ka shtuar se OKB-ja do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kosovë edhe më vonë. Ndërsa për zgjedhjet serbe ne Kosovë ata thane se ato janë të papranueshme dhe joligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›