E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për ryshfet

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 18:16

Njësia e Hetimeve Financiare, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar të mërkurën një zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës nën dyshimin se ka marrë 5 mijë euro ryshfet, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe deklarim të rrejshëm.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se personi i arrestuar është F. B. (1963), e cila kohë më parë ka kërkuar 5 mijë euro nga viktima në mundësi të dhënies së dokumentit mbi lirimin e barrës tatimore, të cilin ia kishte sjellë viktimës si dokument të falsifikuar dhe ka marrë në këmbim shumën e të hollave.

I gjithë operacioni policor është realizuar me urdhër të Prokurorit Publik Komunal në Prishtinë dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ku me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›