Milani blen Boatengun

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 17:00
Kevin-Prince Boateng është i tëri i Milanit. Ky është lajmi më i fundit në taborin Rossoner, të cilin e ka sjellë zëvendës presidenti Adriano Galliani. “E kemi blerë Boatengun. Ai na kushtoi 7 milionë euro”, tha ai. Milan deri sot mbante gjysmën e kartonit të përfaqësuesit ganez, ndërsa gjysmën tjetër Genoa. Andaj, ekipi nga San Siro e bleu gjysmën e kartonit nga Genoa. Zyrtarizimi i këtij transferi do të bëhet gjatë verës, kur të hapet afati kalimtar.