Arrestohet per te treten here per vrasje te dyfishte

DREJTSIA/ Vladimir Daci u ndalua nga policia pasi akuzohet si autor i vrasjes se kusherinjve te tij Nikolin e Vladimir Haxhia
MAT - Policia arrestoi mesnaten e kaluar 37-vjecarin Vladimir Daci lindur e banues ne Baz te Matit i cili akuzohet per vrasje te dyfishte. Arrestimi vjen i treti ne radhe per shtetasin ne fjale ndersa ishte gjetur i pafajshem nga gjykimi qe i eshte bere ne Gjykaten e Faktit ne Burrel.
37-vjecari Vladimir Daci eshte akuzuar per vrasjen e kusherinjve te tij Nikolin e Vladimir Haxhia ngjarje qe sipas policise ze fill qe me 6 gusht 2001 kur Daci u ka zene prite ne fshat dy te rinjve dhe i ka vrare pasi disa dite me pare gjate nje seance gjyqesore dy kusherinjte Haxhia e akuzonin Dacin se ishte bashkepunetor ne disa vjedhje me arme ne segmentin rrugor Burrel-Milot.
Pas kesaj vrasjeje policia lokale ka bere shoqerimin e Vladimir Dacit per 72 ore por nuk ka gjetur provat e mjaftueshme per ta lene ne arrest me burg ndaj eshte detyruar ta lere te lire.
Por ne nje operacion hetimesh mbi dosjet e vjetra nga me te spikaturat ne gjyqesoret e vendit pas 7 viteve pikerisht ne vjeshten e vitit 2008 prokuroria e Matit rihap ceshtjen duke servirur prova e fakte te reja rreth ceshtjes ne fjale.
Burimet e prokurorise qe para dy vitesh paten sqaruar per Shekulli-n se ishin mbledhur prova e fakte te reja ne rruge te ndryshme si nga deshmite pergjime e biseda telefonike etj qe faktonin se 37-vjecari ne fjale eshte autori i vrasjes se dyfishte hetime qe vazhduan per nje vit rresht.
Ne gjyqin e zhvilluar per kete ceshtje prokurori i ceshtjes S.Kastrati dhe kryeprokurori L.ardaku kerkuan ndeshkimin e autorit me 25 vjet heqje lirie. Por trupi gjykues ne shumice nuk e gjeti me vend pretencen e dhene dhe per mungese provash vendosi lirimin nga burgu te 37-vjecarit Vladimir Daci.
Pas kesaj ka qene i forte reagimi i familjareve te viktimave te cilet protestuan para gjykates te Matit per te kerkuar drejtesi. Ata u shperndane nga protesta e organizuar vetem pasi prokurori i ceshtjes i qetesoi se ceshtjen do ta dergonte ne Gjykaten e Apelit duke i siguruar se drejtesia do te vihet ne vend.
Nga ana tjeter vete familjaret e dy viktimave Haxhia i dergojne letra te vazhdueshme kryetarit te KLD-se Bamir Topi kryeprokurores Ina Rama kryeministrit Berisha etj per padrejtesine qe sipas tyre u ishte bere ne gjykimin e rastit ne fjale.
Mesohet se pak dite me pare kjo ceshtje eshte shqyrtuar ne Gjykaten e Apelit e cila ka shfuqizuar vendimin e Gjykates se Apelit dhe ka kerkuar rifillimin e ceshtjes. Pikerisht pas vendimit te Gjykates se Apelit prokuroria e Burrelit leshoi urdher arresti per Vladimir Dacin.
Pas nje operacioni policor ne Mamurras ku strehohej 37-vjecari uniformat blu te komisariatit te Matit te drejtuara nga shefi i krimeve Sami Neli rreth ores 2300 te dites se marte kane bere rrethimin e baneses duke bere arrestimin e tij pa rezistence. Ky eshte arrestimi i trete i Dacit si i akuzuar per vrasjen e dyfishte.
Kapen ne kufi 45 kg marijuane vinte nga Tropoja
Bllokohet ne Qafe-Morine ne kufirin Shqiperi-Kosove nje sasi prej 45 kilogram lende narkotike e llojit mariuane. Sasia e lendes narkotike hynte nga Shqiperia ndersa poseduesi i saj ishte nje shtetas i Kosoves nga rajoni i Mitrovices.
Droga eshte zbuluar nga Njesiti Antikontrabande i Doganes se Kosoves ne pikekalimin kufitar te Qafe-Morines pas nje kontrolli te imte te automjetit te dyshuar njofton Zyra per informim e Doganave te Kosoves.
Pas kontrollit te automjetit Golf me targa te Kosoves e drejtuar nga nje shtetas i ketij vendi jane zbuluar 9 pako me peshe te perafert 45 kilograme. Burime nga policia bejne te ditur per Shekulli-n se sasia e droges eshte kapur pas nje informacioni per levizjen e saj.
Per kapjen e sasise se droges eshte njoftuar edhe policia Kufitare e Tropojes. Dyshohet se sasia e lendes narkotike te jete marre ne Tropoje. Pese vitet e fundit Tropoja eshte identifikuar si zone e kultivimit te kanabisit.
Zona e thelle e Lekbibajve vazhdon te mbetet oaz i lendes narkotike ne verilindje te Shqiperise. Pervec Lekbibajve policia ka zbuluar parcela te mbjella me kanabis edhe ne fshatin Kernaje te Tropojes si dhe ne fshatin Zherke e Stoberde ne kufirin Shqiperi-Kosove. Zyrtare te policise theksojne se objektivi i kultivuesve te bimes narkotike eshte shitja e saj kryesisht ne tregun e Kosoves.