E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishte ne Shijak autori kerkohet mes te njohurve

DURRS/ Policia ka shoqeuar rreth 60 vete ndersa te paret jane marre ne pyetje personat qe ndodheshin afer vendit te ngjarjes


DURRS - Pas vrasjes se dyfishte te Fatmir e Izmir Sules at e bir ndodhur ne zonen e njohur si te Kater Rruget e Shijakut policia ka shoqeruar per te marre ne pyetje rreth 60 vete fqinje apo persona me te cilet Fatmir Sula ka pasur marredhenie pune. Per kete jane marre ne pyetje seksere tokash qe jane marre me shitblerje pronash nepermjet agjencise imobiliare qe ai zoteronte.


Burime nga policia bejne te ditur se po verifikohen personat te cilet mund te kene pasur konflikt me 50-vjecarin pikerisht per teerritore tokash te shitura e qe kane pasur probleme me pronaret ose me persona qe pretendonin se ishin pronare territoresh te caktuara. Por sipas policise pistat jane disa dhe ata nuk kane nenvleftesuar asnje dyshim.


Sipas te dhenave konfidenciale ekspertet e hetuesise mendojne se nese vrasja eshte kryer nga ky lloj konflikti ka te ngjare qe te jete bere nga persona te njohur ne lagje qe si kane rene askujt ne sy kur i jane afruar baneses per te bere edhe priten ku u ekzekutuan barbarisht babai me te birin 18- vjear.


Nje person nga Shijaku tha se policia ka hetuar pasi e kishin pyetur edhe per ndonje mjet te mundshem jo te zakonshem qe mund te kete qene i parkuar ne afersi te vendit te vrasjes. Ne pyetje jane marre edhe persona qe kane qene ne kafenete e Kater Rrugeve.


Ka te tjere qe thone se kur jane qelluar dy pjesetaret e familjes Sula ka te ngjare qe te dyja palet te kene pershendetur njeri-tjetrin madje dyshohet se autori pasi ka fshehur armen ne afersi te vendit te ngjarjes mund te jete perzier me turmen qe eshte mobilizuar per te ndihmuar viktimat e atentatit. Gjithsesi per policine te gjitha keto jane hipoteza te cilat pritet qe te zbardhen.


Deri tani jane fiksuar vetem disa gjurme te gjetura ne vendngjarje si dhe rreth 10 cope gezhoja automatiku tip kallashnikov mod 56 te mbledhura ne cilesine e provave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›