E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje

Elbasan

Një 29-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm pasi akuzohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje” si dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga burime të policisë lokale, sipas të cilave, në orët e para të mëngjesit është arrestuar në flagrancë 29-vjeçari Elvis Zane (Omeri), lindur e banues në Cërrik, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit TT, model 54, me gjashtë fishekë, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Kanabis sativa". Sipas hetimeve policore, 29-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Policisë së Elbasanit në pritje të hetimit për konsumimin e veprave penale “armëmbajtje pa leje” si dhe "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›