Sarandë,Kapet në flagrancë trafikanti i klandestinëve
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 27-vjeçar për organizim të trafikut klandestin drejt Greqisë. Elton Xherja nga Belshi i Elbasanit u kap në flagrancë në fshatin Cukë të Sarandës në krye të një grupi klandestinësh prej tetë vetësh, mes të cilëve dhe një grua nga Gjirokastra, e cila kërkonte të kalonte ilegalisht kufirin me dy fëmijët e saj të mitur. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga të dhëna të policisë lokale, sipas të cilave, aksioni u zhvillua në kohën që emigrantët po tentonin të kalonin kufirin tokësor drejt Greqisë përmes Qafë-Botës në Konispol. Policia bën të ditur se Elton Xherja është dënuar edhe një herë tjetër për organizim të trafikut klandestin.